Celibashi: Rezultati i zgjedhjeve në orën 08:00 në 26 prill vetëm në KZAZ 40

exit.al 15 Prill 2021, 14:57

Komisionieri i zgjedhjeve Ilirian Celibashi ka sqaruar se rezultati i zgjedhjeve do të shpallet në datë 26 prill, në orën 08:00, vetëm për KZAZ-në 40, ku do të bëhet votimi dhe numërimi elektronik.

“Shpallja e rezultatit në orën 8:00, të ditës së nesërme të ditës së votimit, ?? ??̈ ????̈ ????̈? ??̈? ??? ?? (TR). Në këtë ZAZ do të zbatohet projekti pilot i Votimit dhe Numërimit Elektronik”, njoftoi për median Celibashi.

Reagimi i tij erdhi pas lajmit të së mërkurës se rezultati i zgjedhjeve do të shpallet në 26 prill, në mëngjes.

KQZ-së njoftoi edhe se 5 199 qendra Votimit, do të monitorohen me kamera, si “garanci e shtuar në parandalimin e paligjshmërive, si fotografimi i votës, votimi familjar, votimi më shumë se një herë”.