Ambasadorja e SHBA-ve apel qytetarëve të informohen për deputetët

exit.al 15 Prill 2021, 14:30

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim i bëri thirrje qytetarëve të informohen për kandidatët për deputet. Pas një takimi me shoqërinë civile, në Vlorë, të enjten Ambasadorja Kim shkroi në facebook se:

“Shoqëria civile është një përbërës thelbësor i çdo demokracie. [..] Mund të kemi pasur ndryshime në mendime, por të gjithë ramë dakord mbi një gjë: Qytetarët mund dhe duhet të jenë të informuar, të përfshirë dhe aktivë”.