Rama: Të ndëshkohen të gjithë politikanët që shkelin rregullat anti Covid

exit.al 9 Shkurt 2021, 13:08

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndëshkohen të gjithë politikanët që bëjnë fushatë duke shkelur rregullat anti-Covid19. Në një konference për gazetarët të martën, Rama u shpreh:

“Është skandal që partitë politike nuk respektojnë rregullat ndaj koronavirusit. Kam parë se shkeljet bëhen nga të gjithë, nga presidenti, tek ndërmarrja e gruas së presidentit, tek PD, tek PS etj.”

Ai tha se policia nuk do të tolerojë asnjë prej politikanëve, qofshin ministra apo deputetë. Deklaratat e Ramës vijnë pasi mediat kanë raportuar rastet e grumbullimit të politikanëve në ambjente të mbyllura me mbi 10 persona dhe në disa raste pa maska. Shpërndaje te miqtë