Cakaj, planet e Greqisë për zgjerimin e detit joshqetësuese

exit.al 27 Gusht 2020, 13:26

Zëvendësministri i Jashtëm Gent Cakaj ka deklaruar,  të enjten, se planet e Greqisë për të zgjeruar gjerësinë e ujrave territorial nuk janë shqetësuese. Në një deklaratë publike, Cakaj shkruan:

“Greqia, ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës, aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër, gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial sipas parashikimeve të UNCLOS.”

Sidoqoftë, Cakaj thekson se “qeveria shqiptare do të jetë e vëmendshme për çdo proces legjislativ në vendin fqinj, i cili mund të ketë ndikim në ushtrimin e sovranitetit territorial dhe të drejtave sovrane në hapësirën detare që i takon”. Shpërndaje te miqtë