Shqiptarët që udhëtojnë me Wizz Air nga Maqedonia, duhet të pajisen me test PCR

exit.al 27 Gusht 2020, 13:19

Kompania e fluturimeve Wizz Air ka njoftuar se të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, duhet të kenë me vete testin PCR që tregon se nuk janë të infektuar me Covid-19. Testi duhet të jetë i 72 orëve të fundit.

Lajmin e ka bërë publik Ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila ka publikuar njoftimin e kompanisë Wizz Air.

Qytetarët shqiptarë mund të kalojnë kufirin për në Maqedoninë e Veriut pa pasur test, por nëse do të duan të fluturojnë me avionët e linjës Ëizz Air, do të duhet të kenë test.

E njëjta kërkesë vlen dhe për qytetarët nga Kosova, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.

Shpërndaje te miqtë