Bylykbashi: Po punohet për çështjet e medias dhe financimit të partive, të hënën drafti gati

exit.al 12 Qershor 2020, 15:19

Oerd Bylykbashi deklaroi se të hënën do të jetë gati drafti i plotë dhe se sot kanë diskutuar mbi cështjet e medias dhe financimit të partive.

Në një deklaratë për gazetarët, pas mblehdjes së Këshillit Bylykbashi u shpreh:

"Po punohet te financimi dhe cështja e medias. Të hënën do të kemi përpara dokumentin e plotë për t'i dhënë zgjidhje dhe adresim të plotë dakordësisë së 5 qershorit."

Më herët Damian Gjiknuri deklaroi sot se Këshilli Politik ka arritur dakordësinë për pjesën më të madhe të pikave të Reformës Zgjedhore dhe se të hënën 15 qershor, një draft i saj mund të jetë gati.

Shpërndaje te miqtë