“Çështja kryesore e përplasjes mes opozitës dhe shumicës ishte çështja e koalicioneve, pra modeli i koalicionit siç ishte më para apo futja e këtij modeli që në fakt Shqipëria e hoqi me consensus në 2003. Pse? Sepse nuk funksiononte dhe ishte problematik”, tha Bylykbashi në një bisedë me Neritan Sejaminin, në emisionin “Me Pak Fjalë”.
Bylykbashi theksoi se PD kishte dhe probleme parimore me vendimet e shumicës socialiste: “Problemi kryesor është ndryshimi i rregullave të procesit zgjedhor. U ndryshuan rregullat kur loja kishte filluar. Ndryshimet, sidomos ato të djeshmet, kanë prekur marrëveshjen e 5 qershorit dhe prishja e rregullave që miratuam më 5 qershor është problemi kryesor.” Shpërndaje te miqtëBylykbashi, koalicionet përplasja kryesore me PS-në
Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, sqaroi se arsyeja kryesore se përse PD nuk mbështeti ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ishte heqja e koalicioneve parazgjedhore me listë të përbashkët.
Të sugjeruara
KE jep 20 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor
6 Tetor 2020, 19:20Soreca, reforma zgjedhore dhe Gjykata Kushtetuese kusht për hapjen e bisedimeve
6 Tetor 2020, 19:00Rama: Progres raporti, pasqyrë e realitetit
6 Tetor 2020, 18:50
Rikthimi i beftë amerikan te lufta kundër korrupsionit qeveritar
25 Nëntor 2026, 22:04
