Burg për një 39 vjeçar, abuzonte me një 12 vjeçare

exit.al 16 Janar 2021, 08:40

Një  12 vjeçare ka denoncuar abuzimin seksual të njerkut të saj, prej 2 vitesh.

Abuzimi kishte filluar kur vajza ishte 9 vjeçe, ndërsa ajo e ka denoncuar në janar 2021.

Ajo fillimisht i kishte rrëfyer tezes së saj dhe më pas nënës.

Menjëherë pas denoncimit, policia ka arrestuar njerkun 39 vjeçar.

Ai ka deklaruar se nuk ka qenë i ndërgjegjshëm për veprimet e tij.

Gjykata ka vendosur arrest me burg për të nën akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Shpërndaje te miqtë