Bulqizë, policia në kërkim të autorit të atentatit me armë

exit.al 20 Nëntor 2020, 16:15

Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim shtetasi B. Z., i identifikuar si autori i një atentati me armë zjarri mesditën e së premtes në Bulqizë.

Dyshohet se B.Z. ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy qytetarëve, të cilët i kanë shpëtuar atentatit.

Policia po vijon më tej hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes.

Shpërndaje te miqtë