Britania nuk do të publikojë më përditësimin mbi situatën e Covid-19

exit.al 18 Korrik 2020, 15:49

Qeveria britanike ka vendosur të mos publikojë më përditësimin mbi situatën e koronavirusit, ditën e shtunë, raporton The Guardian. Ajo ka urdhëruar rishikimin e mënyrës së si llogariten të dhënat, pas shqetësimit se numrat mund të jenë të fryra.

Akademikët kanë thënë se mënyra se si Instituti i Shëndetit Publik në Britani, agjensia qeveritare përgjegjëse për menaxhimin e shpërthimit të sëmundjeve infektive, i llogarit shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus e nxjerr Mbretërinë e Bashkuar më keq se vendet e tjera.

Shpërndaje te miqtë