Pogradec, të infektuar me Covid-19 në bankë e spital

exit.al 18 Korrik 2020, 15:44

Katër pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar 24 orët e fundit në Pogradec.

Dy prej tyre janë punonjës në një bankë, ndërsa një tjetër është punonjës në spitalin e qytetit.

Dyshohet se ata janë infektuar nga kontakti me pacientë të mëparshëm me Covid-19.

Ndërsa pacienti i katërt nuk ka lidhje me asnjë të infektuarve të mëparshëm.

Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin epidemiologjik të rasteve.

Shpërndaje te miqtë