“Pozitiv është fakti se humbjet e jetëve nuk po rriten në raport me rritjen e numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spital. Nga 3.1 që ka qenë vdekshmëria më parë tani ka shkuar në 2.77 që është një nga më të mirat në Europë.”
Po ashtu, sipas tij, virusi është më pak i rrezikshëm se sa në fillim, ka një kohëzgjatje më të shkurtër në ditë dhe simptomat e tij, në shumicën e rasteve, janë më të lehta. Shpërndaje te miqtëBrataj: Hapja e shkollave rriti pak të infektuarit, dimri më i rrezikshëm
Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se hapja e shkollave ka sjellë një rritje të lehtë të numrit të të infektuarve me koronavirus, e cila nuk është e papërballueshme nga spitalet.
Në një intervistë për Report Tv, Brataj, mëgjithatë, paralajmëroi rritje të numrit të të infektuarve gjatë javëve në vazhdim si pasojë e hapjes së shkollave dhe hapjes së ambienteve të brendshme të bareve e restoranteve.
Ai tha se gjatë kësaj kohe vdekshmëria është ulur dhe ky është lajm pozitiv:
Të sugjeruara
Shpërthim me eksploziv në Durrës, asnjë i lënduar
8 Tetor 2020, 08:39Goditje të vazhdueshme tërmeti gjatë mesnatës
8 Tetor 2020, 08:54Calavera dhe Varhelyi vlerësojnë reformën në drejtësi
7 Tetor 2020, 22:56
Rikthimi i beftë amerikan te lufta kundër korrupsionit qeveritar
25 Nëntor 2026, 22:04
