Bosnje & Hercegovina konfirmon të infektuarin e parë me variantin Delta të COVID-19

exit.al 2 Korrik 2021, 21:54

Bosnje & Hercegovina ka konfirmuar pacientin e parë të infektuar me variantin Delta me COVID-19.

Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një turist nga spanja i cili ka rezultuar pozitiv.

Bosnja bëhet vendi i katërt në Ballkanin Perëndimor, pas Serbisë, Kroacisë dhe Kosovës, ku janë konfirmuar raste me variantin Delta.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka paralajmëruar se deri në fund të gushtit, 90% e rasteve të reja në BE do të jenë me variantin Delta.

Simptoma të këtij varianti janë dhimbje koke, dhimbje fyti dhe rrufë.