Boris Johnson i vë djalit të porsalindur emrin e doktorëve që i shpëtuan jetën

exit.al 2 Maj 2020, 16:11

Boris Johnson, kryeministri i Britanisë i ka vënë djalit emrat e mjekëve që i shpëtuan jetën Wilfred Lawrie Nicholas Johnson.

Emri Nicholas u zgjodh për nder të dy doktorëve, Dr Nicholas Price dhe Dr. Nicholas Hart, të cilët i shpëtuan jetën kryeministrit britanik nga Covid-19, sqaroi në një postim në instagram e fejuara e kryeministrit.

Ndërsa, dy emrat e parë Wilfred dhe Lawrie janë për nder të gjyshit të Johnsonit dhe të të fejuarës së tij.