Bob Dylan fiton çmimin Nobel në letërsi

exit.al 13 Tetor 2016, 13:24

Legjenda e muzikës rrok Bob Dylan mori sot çmimin nobel në letërsi me motivimin “për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e këngës amerikane”.

Bob Dylan është i pari kinterpretues dhe autor tekstesh që fiton këtë çmim prestigjoz. Gjithashtu, ai është edhe amerikani i dytë i vlerësuar me çmimin Nobel pas novelist Toni Morrison në vitin 1993.

Sekretarja e përhershme në Komitetin e Nobelit, Sara Danius u shpreh se artisti u zgjodh sepse ai është “ një poet i madh në literaturën amerikane”.

Shpërndaje te miqtë