“Ne jemi gati të ndajmë barrën e krizës së emigrantëve.” – u shpreh Zoti Rama.
Gjithashtu, ai u shpreh se marrëdhëniet Shqipëri – Serbi janë të rëndësishme për të ardhmen e të dy vendeve.“Ne nuk e kemi luksin të mos i flasin njëri –tjetrin, bien ose jo dakord.”
Kryeministri i krahasoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve me marrëdhëniet ndërmjet Francës dhe Gjermanisë.“Marrëdhëniet Serbi – Shqipëri janë si bashkimi i suksesshëm Francë – Gjermani.”
Në lidhje me Kosovën, Zoti Rama tha se:“Trepça është një çështje që i përket Kosovës, jo Beogradit.”
“Megjithëse ne nuk biem dakord për Kosovën, dialogu është një ankor e rëndësishmë e të ardhmes.”
Për procesin e anëtarësimit të dy vendeve në BE, ai tha se:“Lëvizja drejt perëndimit është e vetmja gjë e shëndetshme që ne mund të bëjmë për vendet tona.”
“Procesi i anëtarësimit është më i rëndësishëm se anëtarësimi në vetvete sepse ai ndihmon në ndërtimin e një shtetit që kurrë nuk e kemi pasur.”
Kryeministri kritikoi ashpër burokracinë e BE-së në lidhje me menaxhimin e krizës së refugjatëve.“Vendet e BE-së duhet të fillojnë të sillen si Europian, të respektojnë vlerat të cilat i presin prej nesh.”
Gjithashtu, ai vlerësoi Serbinë si vendi me sjelljen më “europiane” në lidhje me krizës e refugjatëve në karahasim me disa vende të tjera anëtare të BE- së. Ndërsa, Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç u shpreh se do të vazhdojë dialogun me Kosovën për shkak të prosperitetit ekonomik. Në lidhje me kufijtë e dy vendeve, kryeministri serb u shpreh se “Shqipëria nuk ka asnjë problem me kufijtë e saj, Serbia ka.” Shpërndaje te miqtë
