Bllokohet qarkullimi në aksin Elbasan - Gramsh

exit.al 7 Janar 2016, 10:40

Rrëshqitja e dheut ka bllokuar totalisht qarkullimin në aksin rrugor Elbasan - Gramsh. Masivi i dheut ra në zonën e njohur si ish magazinat e Rezervave të Shtetit.

Policia njoftoi se po punohet për pastrimin e rrugës dhe rifillimin e qarkullimit, por për shkak të reshjeve, mund të ketë dhe rrëshqitje të tjera dherash.

Situata në aksin rrugor Elbasan - Gramsh është kritike pasi më herët u shemb një urë si pasojë e fryrjes së përrenjve nga reshjet e dendura.