Bjellorusia akuzon BE-në: Po nxisni kaosin në vend

exit.al 27 Shtator 2020, 15:45

Ministri i Jashtëm bjellorus, Uladzimer Makey, pjesë e qeverisë së Lukashenkos, akuzoi Europën Perëndimore se po ndërhyn në punët e brendshme të sajat dhe po nxit kaos e trazira. Duke folur në për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në një video, Makey u shpreh:

“Ne po shohim përpjekje për të destabilizuar situatën në vend. Ndërhyrja në çështjet tona të brendshme, sanksionet dhe kufizimet e tjera ndaj Bjellorusisë do të kenë efekt të kundërt dhe nuk janë të dëmshme për askënd.”

Pavarësisht protestave të vazhdueshme që prej 9 gushtit, datë kur u mbajtën zgjedhjet të cilat dyshohet se janë manipuluar, Aleksandar Lukashenko u betua si presidenti Bjellorusisë, në një ceremoni të fshehtë, në 23 shtator. Bashkimi Evropian nuk e njeh Lukashenkon si president të Bjellorusisë dhe zgjedhjet e 9 gushtit i konsideron si jo të lira dhe të ndershme. Vendet e BE-së kanë vendosur sanksione ndaj personave që kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve, dhe u shprehën se nuk i njohin zgjedhjet në Bjellorusi. Shpërndaje te miqtë