Arrestohet në Qafë Thanë maqedonasi i kërkuar nga Kroacia

exit.al 27 Shtator 2020, 15:28

Një maqedonas, 35-vjeç, u arrestua, të dielën, në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kroacia, pasi është dënuar me 10 vite burg për trafikim lëndësh narkotike dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal. Pritet që ai të ekstradohet drejt Kroacisë.

Shpërndaje te miqtë