Betohen 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor

exit.al 10 Shtator 2020, 13:09

Tetë gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor janë betuar të enjten para presidentit Ilir Meta.

Gjyqtarët, të cilët u përzgjodhën dy ditë më parë me short, janë:

  • Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative Tiranë;
  • Esmeralda Çeka, kryetare e Gjykatës së Lushnjes;
  • Alma Kolgjoka, kryetare e Gjykatës së Krujës;
  • Manjola Xhaxho, gjyqtare pranë Gjykatës së Tiranës;
  • Edlira Petri, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë;
  • Sokol Ibi, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative Korçë;
  • Emona Muci,  gjyqtare pranë Gjykatës së Pogradecit;
  • Asim Vokshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Të gjithë gjyqtarët e përzgjedhur e kanë kaluar vetingun me formë të prerë.

Kolegji Zgjedhor është organi që do të gjykojë ankimimet ndaj vendimeve të KQZ-së.

Shpërndaje te miqtë