Berlusconi shtrohet në spital

exit.al 4 Shtator 2020, 09:44

Ish-Kryeministri Siulvio Berlusconi u shtrua në spital të premten për shkak përkeqësimit të shëndetit si pasojë e Covid-19, njoftoi Partia e tij Forza Italia.

Njoftimi tha se gjendja e tij nuk është shqetësuese. Berlusconi u izolua të martën, në vilën e tij në Arcore, në very të Milanos.

Berlusconi i ka dërguar një video mbështetësve të tij në Forza Italia, ditën e enjte dhe tha se temperatura i kishte kaluar.

"Nuk kam më temperaturë, as dhimbje, dua të sigurojë këdo që jam mirë”, tha ai në video.

Shpërndaje te miqtë