Basha nuk ka një datë për zgjedhjet parlamentare 2021

exit.al 4 Shtator 2020, 12:39

Kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk dha një datë të preferuar për zgjedhjet parlamentare 2021, pas takimit me Presidentin.  Ai tha në mënyrë indirekte se është i gatshëm të hyjë në zgjedhje sa më shpejt:

“Qytetarët kërkojnë të shkojnë në zgjedhje sot dhe jo nesër, për ne i rëndësishmë është procesi”.

Ai tha se të gjithë duhet të punojnë për të ardhmen, dhe punën duhet ta nisin sot:

“Për ta mbyllur me fjalët e Nënë Terezës e djeshmja ka shkuar e nesërmja nuk ka ardhur”.

Basha tha se ai do të punojë për rritjen e pagave të punonjësve të shëndetësisë, subvensionin e fermerëve, rritjen e pensionit, dhe punësimin e të rinjve. Shpërndaje te miqtë