“Dua të rikthej zërin e anëtarëve në PD. Një kryetar për interesa të veta nuk mund të shpallë vendime të tilla. Baza e partisë do e mirëpres këtë lëvizje, sepse PD nuk ka pse të përcahet. Kjo do të jetë si një proces i hapjes së saj të madhe”.
Ai e quajti vendimin për përjashtim nga grupi parlamentar i PD-së “pazar Rama-Basha”. “Basha duhet të mblidhte këshillin kombëtar. Nëse Këshilli Kombëtar do ta miratonte përjashtimin unë do ta pranoja vendimin”, shtoi Berisha. Për deklaratën e Bashës se vendimi për përjahstim mbron fëmijët e Berishës, ky I fundit u shpreh se:“Më ka thënë Basha që i ka thënë ambasadorja që sanksionet do të përfshijnë edhe fëmijët e fëmijëve. Jam ky që jam dhe kam një qendrim. Sanksionet mbi fëmijët janë njësoj si mbi mua”.
Ndërsa për një takim të mundshëm me Bashën, ish-kryeministri u shpreh se: Bashën e ftoj të vij në takime me anëtarët e partisë.
