PD letër Kuvendit për largimin e Berishës

exit.al 13 Shtator 2021, 19:21

PD dërgon një shkresë në Kuvend ku saktëson se Sali Berisha nuk është pjesë e grupit parlamentar. Shkresa u firmos nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, të hënën.

Kjo shkresë erdhi pasi Berisha u deklarua deputet i grupit të PD-së, të hënën, në seancën e dytë të Kuvendit. Në shkresë sipas BW, qartësohet se PD do të organizohet në 3 grupe parlamentare.

Basha, kryetari i PD-së përjashtoi nga grupi parlamentar Berishën, pas shpalljes së tij non grata nga SHBA-të. Ky vendim u quajt i pavlefshëm nga Berisha.