Ben Blushi për kandidimin e tij dhe gjendjen e PS-së nën Ramën

exit.al 2 Shkurt 2016, 13:21

Deputeti socialist Ben Blushi ka folur, sot paradite, para mediave në lidhje me kandidimin e tij për kreun e PS-së, nëse në parti do të zhvillohen zgjedhje për kryetarin.

Në prononcimin e tij, Zoti Blushi foli për disa nga çështjet kryesore për të cilat ai do të konkurojë.

Më poshtë janë shkëputur disa nga thëniet e tij kryesore:

  • Kandidimi “nuk është çështje personale e imja, por dinjitoze në radhë të parë, është çështje lirie e të drejtave.”

  • “Dua t’u them të gjithëve të mos druhen, sepse kjo nuk është çështje frike.”

  • “Besoj se kjo garë, ky sens lirie nuk shërben vetëm mua. Në radhë të parë i shërben PS-së që të jetë një parti më e hapur."

  • Gara për kryetarin e PS-së “i shërben Shqipërisë. Nëse ne i japim modelin e një gare të hapur është mirë për të gjithë shoqërinë.”

  • Qëllimi im është “të ndryshojmë mënyrën si funksionon PS. Ta bëjmë më liberale.”

  • Socialistët që e kundërshtuan në vitin 2009, Edi Rama i largoi dhe “i zëvendësoi me banditë, me njerëz që vijnë në parlament me pistoletë, me njerëz që kërkojnë pronën publike me pistoletë, me njerëz që plagosin për interes privat. I ka zëvendësuar me biznesmenë, që sot i ushqen me tendera. Dhe këta blejnë me lekët e tenderave blejnë votat për Edi Ramën brenda partisë.”

  • Partia Socialiste “është një parti kaotike, që i shërben disa interesave që janë klienteliste por as të majta as të djathta.”

  • “Investime të huaja nuk ka, jo se taksat janë të larta, por që të investosh në Shqipëri duhet të trokasësh në një derë. Të jesh klientelë me dikë.”

  • “Kjo parti nuk mund të jetë klienteliste.”