Ben Blushi paralajmëron largimin nga politika

exit.al 2 Nëntor 2015, 09:38

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi deklaroi se  mungesa e tij në parlament është një mënyrë refuzimi ndaj politikës që po ndjek qeveria.

Politika është një art kolektiv, ti luan me të tjerët. Unë e kam të vështirë. Kam vendosur të mos e bëj më. Kjo mund të më nxjerrë mua jashtë loje, por më mirë si spektator i kënaqur, sesa një sportist i dështuar për shkak të të tjerëve", - tha Blushi në festivalin e letërsisë, ku ishte i ftuar si shkrimtar.

Sipas shtypit të shkruar, zoti Blushi u shpreh se  nuk do të vrasë njerëz me pistoletë, që ta mbajnë në parlament.