“Rruga evropiane e Kosovës po ashtu shkon edhe përmes normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve me Serbinë dhe BE pret nga autoritetet në Prishtinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim të vazhdimit të takimeve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe ta shfrytëzojnë rastin që kanë përpara për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse”
Borrell dhe Varhelyi deklaruan se janë në pritje të krijimit të Kuvendit e qeverisë së re si dhe zgjedhjes së presidentit të ri.“Bashkimi Evropian do të vazhojë të angazhohet me autoritetet, me qëllim të mbështetjes së Kosovës në arritjen e progresit të prekshëm në rrugën evropiane. Kjo kërkon që Kosova të avancojë në reforma, të drejtuara nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimii dhe Agjenda Evropiane e Reformave, si dhe nga bashkëpunimi rajonal”,përfundon deklarata e tyre.
Shpërndaje te miqtë
