Infektohet me Covid-19, ministrja e arsimit Evis Kushi

exit.al 15 Shkurt 2021, 11:33

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është infektuar me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo, ku përmes një postimi në Facebook, njoftoi se rezultoi pozitive me Covid. Ajo është karantinuar në banesën e saj dhe njoftoi se do të vazhdojë të kryejë detyrën nga shtëpia.

“Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia.”

Kushi i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit. Shpërndaje te miqtë