“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve,LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën,me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social”
Sipas të dhënave zyrtare, Vetvendosja ka marrë 47.90 përqind të votave, duke kryesuar garën për qeverinë e ardhshme të Kosovës. Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 17.37 përqind dhe në vend të tretë Lidhja Demokratike e Kosovës, (LDK) me 13.07 përqind të votave. Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.38 përqind të votave. Sipas mediave deri më tani janë numëruar 99,13% përqind e kutive të votimit. Në zgjedhje kanë votuar pjesë 46.90% e qytetarëve. Në garën zgjedhore janë regjistruar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare, ndërsa 1052 kandidatë synojnë për 120 vendet e parlamentit të ri. Për të parë rezultatet klikoni këtu. Shpërndaje te miqtëRama uron Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit
Kryeministri Edi Rama uroi Vetvendosjen për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan se vullneti i popullit të Kosovës duhet të sjellë një qeveri të qendrueshme dhe zhvillim ekonomik të vendit.
Të sugjeruara
Infektohet me Covid-19, ministrja e arsimit Evis Kushi
15 Shkurt 2021, 11:33Ervin Mata do të gjykohet për kallëzim të rremë
15 Shkurt 2021, 11:26
Investigimi i Wall Street Journal, kush ia mbylli gojën medias dhe opozitës?
14 Gusht 2026, 09:57
