BE thirrje për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

exit.al 23 Mars 2021, 13:14

Përfaqësuesit e Lartë të Bashkimit Evropian theksuan gatishmërinë për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së dhe procesin e dialogut me Serbinë.

Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi u shpreh se pret të punojë me Kurtin "për të çuar përpara reformat në rrugën e Bashkimit Evropian dhe për të vazhduar luftën kundër pandemisë COVID-19".

"Dialogu me Beogradin për normalizimin e marrëdhënieve mbetet kyç," shkroi Varhelyi në Twitter.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se BE mbështet plotësisht axhendën e reformave dhe trajtimin e COVID-19. Ai deklaroi se po prit të punojë me Kurtin për "për një mbyllje të suksesshme", të dialogun Beograd-Prishtinë.

"Kjo është thelbësore për rrugën evropiane," tha ai.

Gjithashtu, i dërguari i BE-së për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajcak u shpreh se bisedimet me Beogradin janë çështja me të cilën Kurti duhet të merret.

"BE është gati të ndërmjetësoi lehtësimin e dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë," tha Lajcak.

Albin Kurti u zgjodh si Kryeministër i Kosovës të hënën, me 67 nga 120 vota nga Kuvendi i Kosovës.

Ai erdhi në detyrë pas një fitore historike, partia e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt fitoi me 50.28%.

Gjatë fjalës së tij, ndërsa prezantoi kabinetin qeveritar, Kurti tha se çështja e personave të zhdukur do të jetë një përparësi për qeverinë në dialogun me Serbinë.

“Kemi 1,640 persona të zhdukur. Serbia nuk ka dënuar askënd për këtë krim […] Asnjë përparim nuk mund të bëhet në ndonjë fushë tjetër nëse nuk ka progres në këtë fushë”, deklaroi Kurti.

Shpërndaje te miqtë