BE lejon udhëtarët nga 11 shtete të tjera, shqiptarët ende nuk lejohen

exit.al 10 Gusht 2020, 09:54

Bashkimi Europian do të lejojë të hyjnë në vendet e tij qytetarët e vetëm 11 vendeve të treta në dy javët e ardhshme. Nga hyrja janë përjashtuar të gjitha vendet joanëtare të Ballkanit, ndërsa ndër vendet e tjera që ende nuk lejohen  janë SHBA-të dhe Kanadaja.

Bazuar në rishikimin e gjendjes së pandemisë, vendet e BE-së do të lejojnë udhëtarët nga:

  1. Australi;
  2. Kanadë;
  3. Gjeorgji;
  4. Japoni;
  5. Zelanda e Re;
  6. Rëanda;
  7. Korea e jugut;
  8. Tajlandë;
  9. Tunizi;
  10. Uruguay;
  11. Kina.

Pavarësisht kufizimeve për vendet se nga ku udhëtojnë, do të lejohen të futen në BE dhe partnerët, të martuar ose jo, të qytetarëve europianë.

Kriteret për të përcaktuar vendet e treta për të cilat duhet të hiqet kufizimet e udhëtimit, kanë të bëjnë veçanërisht situatën epidemiologjike dhe masat e marra për të vënë nën kontroll atë, si dhe çështjet ekonomike dhe sociale. Lista e vendeve, qytetarët e të cilëve lejohen të hyjnë në BE, përditësohet çdo dy javë.

 

Shpërndaje te miqtë