BE kërcënon me sanksione udhëheqësit e Libanit

exit.al 19 Qershor 2021, 16:00

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian fajësoi udhëheqësit e Libanit të shtunën për krizën politike dhe ekonomike të vendit. Ai paralajmëroi se disa prej tyre mund të përballen me sanksione nëse vazhdojnë të pengojnë formimin e një qeverie të re dhe zbatimin e reformave.

Kriza në u rëndua në vend nga ngërçi politik për formimin e një qeverie të re, e cila mund të zhbllokojnë ndihmën e huaj të jashtëzakonshme.

Sanksionet e mundshme janë pjesë e një përpjekjeje nga disa shtete të BE-së, të udhëhequr nga Franca, për të rritur presionin mbi politikanët e  Libanit pas gati një viti bllokimi.

Një dokument i BE-së i parë nga Reuters tregoi se kriteret për sanksionet janë korrupsioni, pengimi i përpjekjeve për të formuar një qeveri, keq-trajtimi financiar dhe abuzimet e të drejtave të njeriut.

Borrell tha se vendi duhej të formonte një qeveri të re, të binte dakord për një program reformash dhe të arrinte një marrëveshje kredie të FMN.

Shpërndaje te miqtë