BE i dhuron Shqipërisë 5 autoambulanca dhe pajisje të tjera spitalore

exit.al 15 Qershor 2020, 13:33

Mesditën e së enjtes ka mbëritur në Shqipëri pjesa e dytë e pajisjeve spitalore, pjesë e paketës së ndihmës kundër Covid-19 nga Bashkimi Europian. Pajisjet do të shërbejnë për fuqizimin e shërbimit të urgjencës paramjekësore dhe reanimacionit. Ato përfshijnë:
  • 5 autoambulanca,
  • 15 respiratorë transporti,
  • 20 oksigjeneratorë,
  • 140 maska nazale,
  • 140 maska fytyre,
  • 750 sete intubimi,
  • 55 laringoskopë,
  • 57 pulse oksimetra.
Ndihmat kanë vlerën e 650 mijë eurove dhe janë pjesë e paketës 4 milionë euroshe që BE i premtoi Shqipërisë. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca i bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm që të respektojë rregullat e distancimit social, si e vetmja mënyrë për të ruajtur shëndetin e tyre dhe për të ndihmuar sistemin shëndetësor:

“Këto pajisje padyshim do të ndihmojnë sistemin shëndetësor shqiptar për përballimin e situatës por dua t’i bëj një apel çdo qytetari shqiptar që të respektojë rregullat e vendosura nga autoritetet pasi kriza nuk ka mbaruar, ndaj bëni kujdes sepse vetëm bashkë mund ta përballojmë këtë situate.”

Shpërndaje te miqtë