Mbytja e 17 vjeçares, Drejtoria Detare pezullon lundrimin e mjeteve ujore në Velipojë

exit.al 20 Gusht 2020, 14:31

Pas ngjarjes në Velipojë ku u gjet e mbytur një 17 vjeçare, Drejtoria e Përgjithshme Detare vendosi të pezullojë lundrimin e mjeteve ujore në Velipojë.

Ende nuk dihet sa do të zgjasë ky pezullim.

Vendimi erdhi pas ngjarjes së rëndë në Velipojë ku 17 vjeçarja me iniciale E.D u gjet e pajetë në bregdetin e Velipojës.

Ajo së bashku me një 25 vjeçar kishin marrë me qira një motor uji dhe kishin nisur të bënin xhiro. Pas 2 orësh, i riu ka dal në breg të detit vetëm. Ai i ka thënë pronarëve të motorit të ujit se vajzën e kishte nxjerrë në breg më përpara, ku e kishte marrë xhaxhai i saj.

Ndërkohë trupi i vajzës u gjend nga disa peshkatarë të cilët pohuan se në trupin e saj ka pasur shenja dhune.

Policia arrestoi 25 vjeçarin pas ngjarjes.

Shpërndaje te miqtë