Basha vë kushte për miratimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit

exit.al 11 Shkurt 2016, 12:32

Sot, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se ka rezerva për miratimin e draftit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të miratuar nga qeveria.

Në një konferencë për shtyp ai deklaroi se:

Pika që na ndan është dakordësimi që ky institucion duhet të jetë 100% nën autoritetin e Prokurorisë, siç e parashikon Kushtetuta, siç parashikon Komisioni i Venecias,  siç kemi rakorduar me partnerët tanë amerikanë.”

“ Varianti që është publikuar nuk është varianti i dakordësuar me ndërmjetësimin e partnerëve  amerikanëve dhe Komisionin e Venecias.”

“ Nuk do të votohet, sepse një draft i tillë, në vend që t’i hapë rrugë hetimit të korrupsionit dhe krimit, mbyll dosjet e korrupsionit dhe bëhet mburojë për krimin.”

“ Sepse një variant i tillë dorëzon hetimin penal tek qeveria dhe është një model antieuropian, që nuk përputhet as me Kushtetutën e Shqipërisë..”

“…ne që sot jemi gati të votojmë draftin e rakorduar me partnerët amerikanë dhe sipas rekomandimit 90 të Venecias.”