“Shpresoj që qeveria dhe Ministria e Arsimit, përtej propagandës, të kenë marrë të gjitha masat për të garantuar një proces normal mësimor, pa pasoja në përkeqësimin e mëtejshëm të situatës vërtet shqetësuese.”
Presidenti po ashtu solli në vëmendje fenomenin e largimit të të rinjve dhe i bëri thirrje qeverisë të punojë fort për t’i dhënë atyre arsye për të qëndruar në atdhe:“Jam shumë i shqetësuar që pjesa dërrmuese e të rinjve tanë, veçanërisht studentët, ende dëshirojnë të largohen nga vendi. Ne duhet ta dekurajojmë si shoqëri largimin e trurit dhe të forcave të reja më krijuese të shoqërisë, duke u ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune.”
Shpërndaje te miqtë
