Basha thirrje bizneseve: rezistoni, së bashku bëjmë ndryshimin

exit.al 25 Maj 2020, 15:24

Kryetari i Partisë Demokratike Basha i bëri thirrje bizneseve të bëhen bashkë me të për të sjellë ndryshimin.

Gjatë takimit me disa biznese të vogla në zonën e Bryllit dhe Xhamllikut në Tiranë, ai tha se bizneset duhet "të rezistojnë dhe së bashku të bëjnë ndryshimin që i duhet familjeve shqiptare dhe vendit”.

Gjithashtu, ai i tha bizneseve se “duhet t’i kthehemi një orë e më parë normalitetit dhe më e rëndësishmja është t’ju mbështesim ju, se po nuk  mbështetëm biznesin do të shkatërrojmë ekonominë, do të shkatërrojmë gjithçka”.

[caption id="attachment_86004" align="aligncenter" width="802"]Lulzim Basha Lulzim Basha[/caption]

 

[caption id="attachment_86005" align="aligncenter" width="802"]Lulzim Basha Lulzim Basha[/caption]