“Po të përfundojnë punimet siç duhet, nuk përmbytet këtu. Janë dhënë premtimet, por investimet sjanë bërë.”
Banorët e zonës thanë se po ashtu kanë problem të vazhdueshme me ujin e pijshëm, për shkak të problemeve në tubacione. Basha i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa urgjentisht për t’i ardhur në ndihmë banorëve:“Mungesa e investimeve ka sjellë këtë situatë. Fjalë shumë, punë pak.
Teksa ju jeni në këtë situatë, ministrat e Ramës shtrohen për shtat palë qefe në restorantet luksoze të Emirateve.
Ku vend nuk është i varfër, është i vjedhur.”
Basha i premtoi banorëve se qeveria e tij do të jetë qeveria e qytetarëve, që mendon dhe investon për to. Shpërndaje te miqtë
