“Damian Gjiknuri që është kapur duke vjedhur vota me krimin e organizuar me Ymer Lalën në Dibër, që në vitin 2016, [ai] duhet të shkojë në burg.
Ata që kanë vjedhur votat me Habilajt, me Shullazët, duhet të shkojnë në burg. Taulant Balla, që ka vjedhur votat me Çelajt e Sanxhaktarët, duhet të shkojë në burg, përndryshe nuk ka për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme.
[Këta politikanë] në burg duhet t’i çojë drejtësia, por ne na duhet një qeveri që nuk e pengon drejtësinë të bëjë detyrën e saj.”
Në përgjimet e publikuara së fundmi nga Zëri i Amerikës u zbulua se Vangjush Dako përdori grupin kriminal të Avdylajve për të vjedhur votat e zgjedhjeve të 2017. Pavarësisht hetimit, Dako jo vetëm që nuk është arrestuar, por vazhdon të jetë Kryebashkiak i Durrësit.
