“Të rishihet skema e garancisë sovrane. Me interesa të përballueshme, jo në stratosferë dhe me kritere që t’i përballojnë të gjithë.
Ajo sipërmarrje që ka nevojë për kredi të tillë, ta marrë pavarësisht lidhjeve e njohjeve me qeverinë.
Nga e ashtuquajtur garanci sovrane gjatë karantinës përfituan një grusht njerëzish. Ata të përhershmit që populli i quan oligarkë.”
Basha tha se për shkak të gjithë këtyre probleme, PD ka propozuar një plan rimëkëmbjeje ku parashikohet dhe një çek prej 1000 eurosh për të ndihmuar biznesin e vogël në këtë periudhë, për të shlyer detyrimet minimale. Basha foli me sipërmarrësit dhe për planin ekononimik pasi ai të vijë në pushtet. Ai theksoi se vendosja e taksës së sheshtë në 9 për qind do t’i lejojë sipërmarrësit të marrin frymë nga taksat e shumta dhe të mund të bëhen konkurrues në tregun rajonal. Ai tha se sot sipërmarrësit shqiptarë nuk mund të konkurrojnë në rajon me produketet e bëra në Shqipëri sepse paguajnë taksa, tarifa dhe fatura për energjinë elektrike dy-fish më të larta se sipërmarrësit në vendet e tjera të rajonit. Shpërndaje te miqtë
