- nuk luftoi krimi dhe korrupsionin.
- minoi ndarjen e pushteteve.
- nuk dënoi ata që vodhën zgjedhjet e vitit 2016 dhe 2017.
- zgjidhet kriza politike.
- ndalohet kapja e pushteteve.
- rikthehet legjitimiteti i Parlamentit.
- rikthehet legjitimiteti i pushtetit vendor.
“Ne duhet t’u garantojmë shqiptarëve, përmes këtyre hapave, që, njëherë e mirë, fati i tyre të jetë në dorën e tyre. Kjo është mënyra europiane, kjo është demokracia europiane. Vetëm kështu shkon drejt Europës. Çdo rrugë tjetër do të vazhdojë të na çojë në të njëjtin përfundim të dështuar, si ai i 18 Tetorit, që është dështimi i katërt i Edi Ramës, është refuzimi i katërt i Edi Ramës. Tani, ka ardhur koha që edhe shqiprarët ta refuzojnë, dhe të punojmë së bashku për një Shqëpëri ndryshe [...] të vlerave dhe të standardeve reale europiane, jo në letër, por me vepra dhe në realitet!”
Zoti Basha tha se dialogu me Partinë Socialiste:- nuk është përjashtuar asnjëherë.
- nuk pranohet për propagandë si në vitin 2017.
- mund të bëhet për reformën zgjedhore, por sipas 5 pikave të propozuara nga PD.
- pasi të dënohen personat që u kapën nga prokuroria duke vjedhur zgjedhjet.
- vetëm për një reformë zgjedhore që garanton mospërsëritjen e problemeve të shkuara.
“Ne e dimë që ku ka vullnet politik, këto çështje (problematike) zgjidhen. A zgjidhen me këtë parlament të cunguar dhe jo legjitim, apo zgjidhen me një Asamble Zgjedhore, apo zgjidhen duke u shkuar të gjithë shqiptarëve, duke u thënë “këto janë propozime tona”, duke i lënë shqiptarët të vendosin me referendum, ku ka vullnet ka rrugë.”
I pyetur rreth perceptimit se opozita nuk ka patur mbështetjen e ndërkombëtarëve, Zoti Basha tha se:“Përgjigja më e mirë ndaj këtij perceptimi të gabuar janë 9 kushtet e Bundestagut, që njohin krizën e thellë politike, që njohin shkaqet e kësaj krize, që janë zgjedhjet e kapura nga krimi dhe korrupsioni, që kërkojnë ndëshkimin e atyre që shkatërruan zgjedhjet, që kërkojnë një reformë zgjedhore dhe zbatimin e kësaj reforme zgjedhore, që kërkojnë çuarjen përpara të reformës në drejtësi me Gjykatë Kushtetuese funksionale, me Gjykatë të Lartë funksionale, me SPAK funksional që i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë dhe që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e lidhur me krimin dhe politikanët e korruptuar”.
