"Mos-hapja e bisedimeve ndikon në besueshmërinë e BE-së. Ky vendim, sipas tyre do të mundësojë ndikimin e forcave të huaja, interesat e të cilave nuk janë të njëjta me ato të BE-së.
Komisioni duhet të rivlerësojë Strategjinë për Ballkanin Perëndimor të miratuar në shkurt 2018."
Në mocionin e paraqitur nga eurodeputetët Kati Piri, Tonino Picula, Isabel Santos, Andreas Schieder, Tanja Fajon, për llogari të grupit S&D, shkruhet se:"Na vjen keq për rolin e presidentit të Francës dhe udhëheqësve të tjerë të vendeve anëtare për vendimin e marrë.
Mirëpresim faktin se qeveria e Shqipërisë ka treguar në mënyrë të vazhdueshme vullnet politik për të ecur përpara, pavarësisht atmosferës së polarizuar politike.
Mendojmë se përparimi i çdo vendi kandidat në përmbushjen e kritereve për fillimin e bisedimeve për anëtarësim duhet të vlerësohet në bazë të meritës përkatëse të secilit vend."
