Pas Bindjes Demokratike, Murrizi kërkon shfuqizimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor

exit.al 29 Dhjetor 2020, 13:31

Deputeti Myslym Murrizi kërkoi të martën në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, cili rregullon ndarjen e mandateve brenda një koalicioni. Gjatë një komunikimi me gazetarët, ai u shpreh se ky nen cenon barazinë e votës dhe nuk lejon shqiptarët të zgjedhin deputetin që duan.

"Kemi ngritur në Gjykatën Kushtetuese një padi për nenin 163 të Kodit Zgjedhor, i cili u heq të drejtën shqiptarëve që të zgjedhin me votë direkte përfaqësuesit e tyre. Megjithëse Gjykata Kushtetuese ishte e ndarë 2,2,2 mes tre palëve, unë shpresoj që presioni të ruajë njëlloj neutraliteti të kësaj gjykate."

Murrizi iu bëri thirrje dhe Topallit dhe Kryemadhi të kërkojnë shfuqizimin e këtij neni. Më herët, Bindja Demokratike bëri kërkesë pranë kësaj Gjykate për këtë çështje. Shpërndaje te miqtë