Basha, Ramës: Po të më kishe dëgjuar mua sot nuk do të kishte plan kundër pandemisë

exit.al 12 Nëntor 2020, 10:00

Kryetari i PD-së Lulzim Basha premtoi se ai do të korrigjojë dështimet e Ramës dhe do të sjelllë “shpresë të re për njerëzit”. Basha tha se Rama është dështim dhe “po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t'ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë”. Postimi i plotë:

"Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë pará për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit.

Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t'ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë".