Basha Ramës: E mbushe vendin me inceneratorë që djegin paratë e qytetarëve

exit.al 22 Tetor 2020, 14:11

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama për aferën e inceneratorëve të mbetjeve. Në një postim në Twitter Basha akuzoi Ramën se kur ishte kryebashkiak i Tiranës e mbushi vendin me plehra dhe tani po e mbush me inceneratorë që vjedhin paratë e qytetarëve:

“Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë ku nuk vure dorë 11 vjet si kryetar bashkie, ka fytyrën e zërin tënd që për 7 vjet e mbushe vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve. Dita e llogarisë po afron!”

Shpërndaje te miqtë