"Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzit dhe kjo vetëm për të mbrojtur aferat e tij korruptive, vetëm për të vazhduar vjedhjen e qytetarëve. Pasi shkatërroi ekonominë, po shkatërron jetët dhe shëndetin e shqiptarëve dhe kjo vetëm e vetëm për të mbrojtur aferat e tij korruptive. "
Basha akuzoi Ramën se ka vjedhur paratë publike përmes tenderave sekretë gjatë pandemisë:“E ka shtuar ritmin e vjedhjes siç e shton çdo hajdut kur e di që është drejt fundit. Rama bleu maska me shumicë, me dyfishin e çmimeve që maskat shiten me pakicë.”
Basha premtoi se me ardhjen e tij në pushtet, paratë e shqiptarëve nuk do të shkojnë tek miqtë e kryeministrit, por për plotësimin e nevojave të qytetarëve. Shpërndaje te miqtë
