Basha: Rama infektoi 2 bashki sepse nuk paguan punonjësit e fasonerisë

exit.al 15 Maj 2020, 20:57

Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se me vendimit për të mos mbyllur fasoneritë ka infektuar 2 bashki.

“Asnjë KM në botë nuk ka infektuar 2 bashki sepse refuzon të paguajë punonjëset e fasonerive”, shkruan Zoti Basha në një postim në Twitter.

Ai shkruan se kryeministri Rama me mashtrimet dhe me sajesat e tij “po rrënon ekonominë dhe po varfëron e shpunëson përditë shqiptarët”.