Basha, qeveria të shtojë numrin e testimeve

exit.al 4 Prill 2020, 17:01

Kryetari i PD, Lulzim Basha pohoi se testimi i popullsisë është mënyra më efikase për të parandaluar përhapjen koronavirusit.

Në një postim në Facebook, ai shkruan:

Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.”

Ai i bëri thirrje qeverisë të shtojë numrin e testimeve dhe të bëjë transparente gjendjen reale të infektimeve e gjendjen e laboratorëve.

Zoti Basha deklaroi të premten se kishte informacione se në Shqipëri nuk po testohen njerëz me simptoma të koronavirusit. Ai u shpreh se qeveria duhet të ndryshojë qasje në mënyrë që numri i të prekurve dhe viktimave që raportohet të mos jetë iluzion.