Gjykata ndryshon masën e sigurisë për gjyqtaren Mimoza Margjeka

exit.al 24 Nëntor 2020, 15:48

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për gjyqtaren Mimoza Margjeka nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje.

Margjeka akuzohet për korrupsion për lehtësimin e masës së sigurisë për një të akuzuar.

Gjykata vendosi arrest shtëpie për Margjekën dhe për bashkëshortin e saj arrest me burg.

Margjeka e konsideroi vendimin e gjykatës si politik duke argumentuar se po hakmerren ndaj saj për shkak të vendimit kundër kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako.

Shpërndaje te miqtë