Basha: Prioriteti i qeverisë time, punësimi i rinisë

exit.al 4 Janar 2021, 13:21

Kreu i PD-së, Lulzim Basha premtoi se prioriteti i qeverisë së tij do të jetë punësimi i rinisë.

Gjatë një bashkëbisedimi me gjimnazistët, Basha u shpreh:

"Mënyra e vetme për ta garantuar është që shteti të investojë në arsimimin profesional. Por në planin tonë, një vend të veçantë për rritjen e ekonomisë kanë investimet e huaja. Prioriteti numër 1 i qeverisë së ardhshme do të jetë punësimi e në veçanti, punësimi i rinisë. "

Ai pohoi se do të rrisi investimet e huaja në vend, do të ulë taksat dhe do të financojë arsimin profesional.

Shpërndaje te miqtë